Transmetuar më 08-07-2013, 12:15

Tiranë, NOA.al – Besimtarët mysliman nisin nesër muajin më të rëndësishëm për botën islame, Muaji i Ramazanit.

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça tha sot në një mesazh drejtuar besimtarëve se, Ramazani është kohë e bekuar, kur besimtarët reflektojnë mbi besimin dhe sjelljen e tyre. Të ushtrojmë sa më shumë drejtësi”.

Duke iu referuar ritit të agjërimit, Muça sqaroi “devotshmëria është qëllimi i vërtetë i agjërimit, nuk duhet të harrojmë se njerëzit tanë kanë nevojë për mëshirë, mirëkuptim, paqe. Kanë nevojë për përkujdesje, ndaj të përkrahim njëri-tjetrin”.

“Në muajin Ramazanit mëshira ngjallet më shumë se kurdoherë. Duhet më shumë drejtësi”, tha kreu i Komunitetit Mysliman.

Sipas kalendarit fetar, ora 03:06’ shënon syfyrin e parë të muajit më festiv për çdo mysliman.

Çdo besimtarë mysliman, sipas fesë  islame, është i detyruar të agjërojë  për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfrit si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët. Pas 30 ditëve agjërim, myslimanët festojnë Bajramin e Madh.

Fillimi i Muajit të Ramazanit, përcaktohet sipas kalendarit hënor dhe këtë vit zgjat deri më 10 gusht.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit