

Tiranë, NOA.al – Dy kandidatët për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi vijojnë takimet me elektoratin demokrat, për të bërë publike platformën e tyre për zgjedhjet e 22 korrikut.
Kreu i bashkisë së, Tiranës Lulzim Basha do të zhvillojë sot një takim me anëtare të Partisë Demokratike të njësisë Bashkiake numër 8 në Tiranë dhe këtë ai e ka njoftuar në rrjetin social Facebook, bën të ditur Noa.al.
“Kam nderin dhe kënaqësinë e veçante t’ju ftoj, me date 8 korrik, ora 18:00 në TOB, për një bashkëbisedim të hapur e miqësor, gjate të cilit do të kem privilegjin të diskutoj e të ndaj me ju, me të gjithë anëtarësinë e PD të njësisë Bashkiake numër 8, platformën time për detyrën e larte të Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe për fitoren tone të përbashkët”, shkruan Basha në faqen e tij në “Facebook”.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





