
Të dhënat po ngarkohen...

Fushë-Krujë, NOA.al – Një 22 vjeçar humbi jetën dje në mbrëmje në një aksident me motor në aksin Laç-Fushë-Krujë.
Siç bën të ditur Noa.al, Mehmet Tafa, banues në Gjorme-Kurbin ka qenë duke udhëtuar më motoçikletë kur është përplasur nga automjeti tip benz me targa zviceriane ZH 69671, i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë viktimën në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur “Bujari Petrol”.
Policia thotë se, dyshohet se i riu i ka prerë rrugën makinës, ç’ka ka shkaktuar edhe aksidentin fatal. Policia është në kërkim të autorit të ngjarjes. o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
