

Tiranë, NOA.al – Turisti çek që humbi gjatë ditës së diel në malin e Jezercës, Alpet shqiptare, u gjet nga forcat e ushtrisë sot në mëngjes, kur rinisën kërkimet me helikopter.
Noa.al mësoi se gjendja e tij është e mirë, veç frakturës në njërën këmbë.
Kërkimet për gjetjen e turistit të plagosur nisën që mbrëmjen e kaluar, por u ndërprenë me ardhjen e natës dhe rinisën sot në mëngjes me helikopterë, duke evidentuar vendin ku kishte kaluar natën.
“Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës kur turisti çek rrëshqiti nga një lartësi e malit duke thyer njërën nga këmbët. Megjithë përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë menjëherë, mbrëmë nuk u arrit të saktësohej vendi ku kishte rënë, çka ndodhi sot në mëngjes përmes ndërhyrjes së helikopterëve”, pohojnë burime zyrtare të policisë lokale.
Tashmë turisti çek përmes helikopterit po dërgohet drejt Tiranës për të marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore, ndërsa bëhet e ditur se nuk ka ndonjë rrezik për jetën.o.k/noa.al
Rrëzohet një turist çek në Jezercë, ndërpriten kërkimet nga ajri
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





