Transmetuar më 07-07-2013, 23:42

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin javor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologu i njohur shqiptar, Jorgo Pulla, për periudhën 08-14 Korrik 2013.

Ekonomia

Pak kujdes këtë jave se nuk përjashtohet te ndodhë ndonjë problem ne lidhje me punën. Do t’ju duhet të vendosni një shumë të konsiderueshme të ardhurash duke filluar nga dita e martë. Do të ndiheni disi të pambrojtur gjatë një bisede profesionale. Por mos u shqetësoni, në rast se jeni të sigurt në atë çka mendoni, mjafton të jepni argumentet e duhur.

Dashuria

Në çështje familjare, fillon një periudhë mjaft e mbarë, ndaj do të ishte mirë të bënit një ndryshim të shtëpisë tuaj. Këshillohet të qëndronit larg shkresave zyrtare dhe të kalonit sa më shumë kohë me partnerin dhe familjen tuaj.

Ekonomia

Meqenëse këto ditë mund te bëhen shume biseda pune apo diçka tjetër por nuk besoj se mund te bini ne ujdi. Ndryshime financiare dhe profesionale do të vijnë gjatë kësaj jave, por nuk ndiheni shumë të qetë. I pranoni me vështirësi kushtet e reja dhe kështu do të gjendeni në një situatë jo të favorshme.

Dashuria

Në qoftë se do të takoni një person ndaj të cilit do të ndiheni të tërhequr, mos ngurroni t’i propozoni atij apo të shfaqni hapur ndjenjat tuaja në praninë e tij. Gjatë fundjavës do të jetë mirë që të bëni disa pushime pasi kështu do të ndiheni të qetë emocionalisht.

Ekonomia

Meqenëse javën e filloni me Hënën e re ne shenjen e gaforres duhet te bëni pak kujdes juve te 10 ditëshit te tretë. Nuk do të kenë shumë ndrysim të ardhurat tuaja gjatë kësaj jave. Ecni me kujdes në një investim të ri që duhet të bëni pasi vështirësitë janë të mundshme. Studimet do të jenë të mbara prej ditës së mërkurë.

Dashuri

Ndiheni vetëm dhe jo të plotësuar emocionalisht gjatë kësaj periudhe. Edhe nëse nuk do të mund të gjeni partnerin tuaj ideal, gjatë fundjavës do të gjeni shoqëri të mirë e cila ju bën të kaloni këndshëm.

Ekonomia

Probleme të vogla financiare ju lindin në këtë periudhë pasi do të mbeteni në vështirësi pas disa blerjeve. Është e këshillueshme që të mos merrni vendime serioze të cilat ju shtyjnë në gabime. Nuk duket se duhet te nxitoheni mundohuni te jeni sa me te qet dhe te ekuilibruar.

Dashuria

Shumë ndikime te mira si dhe shanse do të shfaqen gjatë kësaj jave duke filluar prej ditës së diel në lidhjen tuaj. Ju pëlqen që të drejtoni, por njëkohësisht edhe të merrni ndjenjë nga partneri juaj. Bëni zgjedhjen e duhur gjatë ditës së mërkurë.

Ekonomia

Pak kujdes me bashkëpunëtorët këtë javë sepse mund te ndodhin shume keqkuptime ne punën tuaj luanë të dashur. Profesioni juaj që ka lidhje me arsimin apo shkencën do të jetë mjaft e favorizuar pikërisht në këtë javë. Duke filluar prej ditës së premte mjaft gjëra do të ndryshojnë në ritmin e punës tuaj.

Dashuria

Seriozitet dhe disiplinë do të sjellë kjo periudhë për ju. Do të tundoheni nga dëshira për të njohur sa më tepër persona, por jo të jepeni pas flirteve të cilat nuk ju sjellin asgjë.

Ekonomia

Një javë kjo qe keni shanse te mëdha shfrytëzojeni ne maksimum se ja vlen dhe duket shume pozitive por vetëm kujdes ne shpenzime. Mire do te ishte qe nga e enjtja te bëni një bisede pune se ja vlen, por do të dini të jepni diçka nga vetja. Puna që do të bëni në grup është ajo që ju bën të ndiheni të fuqizuar në mjedisin e punës tuaj.

Dashuria

Pak kujdes duhet të bëni gjatë kësaj periudhe nëse lidhja juaj ka shfaqur probleme. Merkuri ju sjell pengesa dhe duhet të bëni kujdes që të mos bini pre e mashtrimeve apo e propozimeve boshe.

Ekonomia

Gjatë ditës së mërkurë do të hasni në disa përpjekje të vështira për tu përshtatur me kolegët apo bashkëpunëtorët tuaj, por do t’ia dilni me sukses. Do të fitoni më tepër prestigj dhe mbështetje gjatë ditës së enjte.

Dashuria

Ndjenjat tuaja sentimentale nuk janë shumë të sinqerta gjatë kësaj periudhe, pasi nuk ndiheni të plotësuar nga marrëdhënia juaj. Disa prej jush do ta bëjnë hapin e tyre të parë për miqësi të reja.

Ekonomia

Meqenëse merkuri bën një katërkëndësh pak kujdes ne lidhje me një kontratë pune qe mund te ju duhet këtë jave ta realizoni por kujdes mos u nxitoni. Duhet të bëni pak kujdes në mënyrën tuaj të komunikimit me partnerin apo edhe me disa persona bashkëpunues.

Dashuri

Njohja është veprimi i duhur që mund të bëni gjatë kësaj jave në mënyrë që të mbyllni një vit me jetë të re familjare. Sfidat sentimentale që ju shfaqen në këtë javë do të mund t’i kapërceni lehtësisht.

Ekonomia

Shumë kujdes duhet te bëni këtë javë se nuk është me e mira për marrje vendimesh. Fillimi i një pune të re nuk është e lehtë në këtë periudhë. Duhet të rishikoni të ardhurat tuaja dhe të mos ngulmoni në ide aspak të sigurta. Ju pret një javë me disa debate nëse merreni me pune private, apo vende kyçe.

Dashuria

Pas një eksperience jo të mirë, kujdes nga fjale te ndryshme qe nuk kanë asnjë shans me realitetin. Nuk do të keni mundësi të bëni udhëtime të largëta, por ditën e martë do të keni një takim të këndshëm.

Ekonomia

Meqë pritet një javë me shumë fjalë dhe ngatërresa të momentit, kujdes mos merrni vendime të rëndësishme që të bëheni pishman më vonë. Zgjidhni ditën e enjte për të bërë një blerje pasurie e cila ju sjell shumë të ardhura.

Dashuria

Kohë e mirë për të afruar personin e zemrës më tepër se çdo herë tjetër. Nuk do të mund ta mposhtë elegancën dhe hijeshinë tuaj, paçka qe planetët ju japin shanse te papritura për juve. Javë e qetë për të padashuruarit.

Ekonomia

Punët mesa duket do te ju shkojnë mire madje shume mire, por Meqenëse jeni pak te padurueshëm dhe këtë punë doni ta ndërroni, unë them në asnjë mënyrë se do të humbisni shumë, prandaj kujdes. Biznesi është shumë i rëndësishëm. Nuk duhet të neglizhoni kujdesin tuaj për asgjë. Pushimet nuk duhet të bëjnë pjesë në fjalorin tuaj pasi do të ndiheni në vështirësi për të fituar kohë.

Dashuria

Harmonia në marrëdhënien tuaj sentimentale, është e dukshme gjatë gjithë kësaj jave. Lidhja juaj e re do të shkojë mjaft mirë duke filluar prej ditës së hënë.

Ekonomia

Meqenëse Jupiteri tek Gaforrja dhe Marsi ditën e shtunë në të njëjtën shenjë ju jep sinjale pozitive në punën tuaj. Tregoni pak më konfidencë me personat që ndodhen pranë jush dhe do të kuptoni prej tyre gjithçka ju duhet në profesion. Prej ditës së enjte do të fillojnë ndryshime në çështje kontratash.

Dashuria

Dyshimet që do të lindin në marrëdhënien tuaj, do të shkaktojnë probleme. Nuk ndjeni aspak siguri në atë çka duhet të bëni për të ndryshuar rrjedhën e lidhjes tuaj e cila duket të vazhdojë me probleme edhe këtë javë, meqenëse planeti i komunikimit është akoma në anën e kundërt të tij.

HOROSKOPI 2013

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit