

Këto ushqime, kanë shumë pak kalori dhe bëjnë shumë mirë për organizmin. Janë të pasura me fibra, vitamina dhe përbërës ushqyes si dhe bëjnë shumë mirë kundër të nxehtit.
1-Bostani është i përbërë nga më shumë se 90% ujë, ndaj është një frut me shumë pak kalori, por në të njëjtën kohë edhe një burim i shkëlqyer i vitaminës A, lipocenit dhe betakarotenit.
2- Një tas me lëng domateje përmban më shumë se një të tretën e dozës së përditshme që i duhet organizmit me vitaminë C dhe A. Por domatet janë në të njëjtën kohë edhe shumë të pasura me vitaminë B6, E dhe K, fibra dhe zink. Shumë i vlerësuar është edhe përbërësi i quajtur lipocen të cilin domatet e përmbajnë me shumicë. Për të shfrytëzuar sa më mirë cilësitë e domateve rekomandohet të hahen të pagatuara.
3-Pjeshkët janë një burim i çmuar fibrash dhe i vitaminës A, ato janë shumë të rëndësishme sidomos kur konsumohen gjatë muajve të verës. Gjithashtu, pjeshkët përmbajnë edhe vitaminë C, e cila përforcon sistemin imunitar.
4-Misri përmban sasinë e nevojshme që i duhet organizmit për të marrë gjatë ditës me vitaminë C. Ai gjithashtu është shumë i pasur me fibra. Mënyra më e mirë për ta konsumuar është i pjekur ose i zjerë.
5-Një porcion luleshtrydhesh përmban më shumë vitaminë C se një portokalle. Ajo është shumë e pasur me fibra. Studime të kohëve të fundit kanë treguar se luleshtrydhet ngadalësojnë humbjen e kujtesës te të moshuarit./a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





