Transmetuar më 07-07-2013, 19:35

Pas incidentit të turistëve kroatë në malin e Jezërcës para disa ditësh, një tjetër incident është shënuar edhe gjatë ditës së sotme po në këtë mal.

Sipas burimeve të para mësohet se një turist çek është rrëzuar në këtë mal dhe se menjëherë është nisur drejt vendgjarjes një helikopter i policisë për kërkimet.

Ende nuk janë të qarta shkaqet dhe se sa e rëndë mund të jetë situata në fjalë.

Gjithsesi burime bëjnë me dije se turisti mund të ketë thyer këmbën dhe se ka kërkuar ndihmë.

Policia e Kukësit përmes një njoftimi ka deklaruar se për sot, do të ndërpriten kërkimet nga ajri.

Turistët kroatë të cilët u aksidentuan javën e shkuar për fat të mirë nuk patën lëndime, përveç përkthyesit i cili u transportua për në Tiranë./a.h/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit