Transmetuar më 07-07-2013, 19:22

Një grup aktivistësh në mbrojtje të të drejtave dhe lirive në internet, është mbledhur në Paris nga ku kanë manifestuar në shenjë solidariteti kundrejt Edward Snowden, ish-konsulentit të NSA-së i cili vazhdon të qëndrojë i bllokuar në aroportin e Moskës, në pritje të një përgjigje prej vendeve ku ka kërkuar azil politik.

“Pjesa më e madhe e qeverive po bashkëpunojnë me SHBA-në për ta kapur Snowden, ndërsa duhet në të vërtetë t’i njohin vlerat dhe rolin e tij si mbrojtës i të drejtave dhe lirive të njeriut”, ka thënë një prej aktivistëve./a.h/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit