Transmetuar më 07-07-2013, 18:57

Fruti më i famshëm i Zelandës së Re, kivi, përmban substanca të shumta që kanë vlera të jashtëzakonshme për organizmin, sidomos për të ndalur procesin e plakjes së qelizave.

Ha kivi dhe do të jetosh gjatë! Ky është mesazhi që vjen nga një studim i kohëve të fundit të Teikyo University i Tokios. Sipas këtij studimi, kivi, falë substancave të shumta që përmban, është në gjendje të mbrojë trupin nga pasojat e plakjes më shumë se çdo frut tjetër.

Simbol i Zelandës së Re, por vjen nga Kina

Kivi i njohor si një prej frutave më të pasur me vitaminë C, thelbësore për mirë funksionimin e sistemit imunitar. Prej studimit të shkencëtarëve japonezë është zbuluar se ky frut përmban edhe një sasi të lartë të polifenolit. Këto janë molekula antioksiduese që mbrojnë qelizat prej dëmeve të shkaktuara nga plakja dhe për të forcuar më shumë sistemini imunitar.

Mbrojtja imunitare

Pikërisht mbrojtja dhe forcimi i sistemit imunitar është studiuar më së shumti në këtë studim. Kivi është krahasuar fruta të ndryshme si portokalli dhe limoni. Ng ky eksperiment ka rezultuar se kivi është në gjendje të aktivizojë sistemin imunitar më shumë se këto dy fruta./a.h/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit