Transmetuar më 07-07-2013, 13:49

Vlorë, 7 korrik 2013, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama tha sot se pas marrjes së detyrës, qeveria e majtë do të nis ndalohen ndërtimet pa leje në bregdet. Në takimin e zhvilluar me drejtuesit vendor në Vlorë, Rama u shpreh se do të organizohet një plan zhvillimi për bregdetin.

Kreu i PS-së premtoi se vija brengetare do të trajtohet njolloj si rikonstruksioni i lumit Lana në Tiranë. “Me vendorët e Vlorës për konkursin ndërkombëtar për planin e zhvillimit të qarkut dhe aksionin e prishjeve të ndërtimeve pa leje në bregdet. Në vijën bregdetare të Shqipërisë do të bëjmë çka bëmë me Lanën në Tiranë! Pas katër vjetësh ndërtimi pa leje në breg do jetë një ëndërr e keqe”,- shkruan kreu i PS-së në rrjetin sociale Tëitter.

Rama shprehet se çdo ndërtim pa laje do të ndalet. “Mesazhi është i qartë: Kush ndërton pa leje apo në shkelje të lejës në bregdet duhet të ndalet sepse pa asnjë dyshim po i çon paratë në det!”,- shprehet kreu i PS, Edi Rama.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit