
Të dhënat po ngarkohen...

Greqi, 7 korrik 2013, NOA – Një përleshje masive mes të burgosurve shqiptare dhe atyre pakistanezë ka ndodhur sot në burgun e Dhomokos në Greqi. Mediat greke raportojnë se 3 të burgosur shqiptarë janë përleshur me thika me 3 të burgosur pakistanez. Në përplasjen e dhunshme janë përfshirë dhe të dënuar të tjerë.
Të plagosur me thika kanë mbetur tre të burgosurit nga Pakistani. Forca të shumta policore kanë hyrë në burg dhe kanë nisur kontrolle të imta për armë të ftohta. Sipas medieve greke, në këtë burg vuan dënimin dhe Alket Rizai, një personazh i njohur për tentativat e tij për arratisje nga burgjet greke.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
