Transmetuar më 07-07-2013, 11:39

Tiranë, 7 korrik 2013, NOA – Policia Bashkiake e Tiranës do të shemb çdo ndërtim pa leje në kryeqytet. Drejtori i Inspektoratit Ndërtimor Florenc Hoxha tha sot gjatë një aksioni të policisë bashkiake, se veç shembjes së ndërtesave pa leje do të ketë dhe gjoba për pronarët.

“I bëj thirrje qytetarëve te mos ndërtojnë pa leje pasi çdo objekt i tillë do të shembet, ndërsa ‘pronarët’ e tyre do të gjobiten",- tha për mediat, Florenc Hoxha. Ai bëri të ditur se me gjoba do të ndëshkohen edhe firmat që ndihmojnë me inerte ndërtuesit e paligjshëm.

“Ky aksion do të vijoj edhe në ditët në vijim, pasi Policia Bashkiake është gjithnjë në shërbim të qytetarëve të Tiranës”,- tha Florenc Hoxha.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit