Transmetuar më 07-07-2013, 10:57

Rusi, 7 korrik 2013, NOA – Rreth 70 vjet pas mbytjes zhytësit kanë arritur të gjejnë një nëndetëse sovjetike të mbytur. Nëndetësja ishte shpallur e zhdukur në prill të vitit 1944. Sipas zhytësve, nëndetësja u gjend në thellësinë prej 52 metrash të Detit të Zi përgjatë kepit të Tarhankut, në Gadishullin e Krimesë.

Kryeministri i republikës së pavarur të Krimesë në Ukrainë, Anatoli Mogilev ka hedhur hipotezën e shndërrimit të nëndetëses "Shchuka-216" në një muze të vogël të historisë ushtarake.

“Nëndetësja kishte dëmtime shumë të vogla. Specialistët nuk përjashtojnë nxjerrjen e saj nga fundi i detit, restaurimin e më pas shndërrimin në një muze origjinal të historisë ushtarake", deklaroi Mogilev. Nëndetësja e modelit "Shchuka" është prodhim rus. Në Luftën e Dytë Botërore ushtria ruse humbi 16 të tilla.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit