Transmetuar më 07-07-2013, 10:03

Tiranë, 7 korrik 2013, NOA – Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës kur një makinë ka përplasur një grua 69-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 dhe viktima është S. Neza.

Gruaja është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe është duke u mjekuar.

Sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore është kritike për jetën. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit