Transmetuar më 06-07-2013, 21:24

Miku më i mirë i grave nuk është diamanti, por një mineral që rikthen energjinë, ju shpëton prej stresit, largon osteoporozën dhe ul tensionin.

Po flasim për magnezin i cili është një mineral thelbësor për trupin pasi ndërhyn në shumë aktivitete të organizmit. Për shembull: ai ndihmon qelizat, rikthen energjinë dhe rregullon kontraktimet e zemrës dhe muskujve.

Gjithashtu, magnezi konsiderohet si një anti stres i vërtetë. Janë të shumta ato që e kanë përdorur edhe për të qetësuar efektet para menstruale.

Dhe funksionon vërtetë. Ndikon në muskulaturën e mitrës dhe riekuilibron luhatjet e humorit. Zakonisht këshillohet një terapi një mujore, me dy doza magnezi në ditë,e më pas kalohet në dy herë në javë. Kjo kurë mund të përsëritet disa herë gjatë vitit.

Magnezi ndër të tjera, këshillohet të merret edhe gjatë shtatzënisë, sepse ul rreziqet për abort. Po ashtu është shumë i këshillueshëm edhe gjatë menopauzës, duke qenë se ndikon në asimilimin e kalciumit, duke përmirësuar shëndetin e kockave.

Gjëja më e mirë është se magnezi nuk ndërhyn në ilaçet e tjera në rast se je në një kurë.

Magnezi, është një mineral që mund të përdoret edhe gjatë periudhave kur jeni të stresuar./a.h/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit