



Lindja e një fëmije është moment i një gëzimi të jashtëzakonshëm për çdo familje. E megjithatë, përpos gëzimit, ardhja në jetë e një fëmije mund të jetë e vështirë për prindërit, sidomos gjatë muajve të parë.
E dimë mirë që shumë të porsalindur kanë tendencë të kalojnë netë të tëra pa gjumë, e sigurisht e njëjta gjë do të ndodhë edhe për prindërit.
Për këtë arsye, nëna dhe babai duhet të tregohen shumë të duruar dhe të mendojnë se me kalimin e kohës situata me siguri që do të rregullohet.
Ndërkohë po ju japim disa këshilla për netët pa gjumë me foshnjat tuaja të dashura, dhe mbi të gjitha si ta vini në gjumë të voglin tuaj:
Ajo që duhet të kemi parasysh është se pas lindjes foshnja gjendet në një ambient krejtësisht ndryshe nga ai që ishte mësuar të qëndronte për 9 muaj me radhë. Pas lindjes i mungon ambienti i tij, ndaj për ta qetësuar para së gjithash duhet të mundohemi t’i rikrijojmë deri diku, të njëjtën atmosferë.
Gjëja e parë që duhet të bëni për t’i rikrijuar ambientin e tij është të mbështillni fëmijën duke i rikrijuar ndjesinë tipike e të qëndruarit mbështjellë në barkun e nënës.
Më pas duhet ta vënë më pozicion gjumi me bark lart. Edhe pse ky nuk është pozicioni më i natyrshëm për fëmijën, ta vendosni me barkun poshtë siç shihet te imazhi më poshtë, apo anash mund të rrezikojë jetën e foshnjës për shkak të mbytjes.
Nuk ju mbetet tjetër veçse të tundni fëmijën në mënyrë ritmike dhe ta bëni të dëgjojë përshpërima njësoj si atëherë kur ndodhej në barkun e mamasë.
Për të qetësuar një të porsalindur që e gdhin duke qarë gjatë natës, ka disa mendime.
Ka nga ata që mendojnë se fëmija duhet lënë të qajë, duke i folur, por pa e marrë në krahë.
Ka nga ata që e kundërshtojnë këtë teori, duke thënë se vetë prindërit e dinë se çfarë duhet bërë.
Një tjetër gjë që duhet bërë kur qan foshnja, është se duhet ta mësojmë të flejë në krevatin e tij, pra të mos e lëmë të flejë në karrocë apo në ndonjë vend tjetër, ose siç bëjnë rëndom çiftet, në shtratin e tyre martesor.
Edhe rituale të ndryshme si larja e sidomos ninullat, mund t’ju vijnë në ndihmë gjatë kohës që mundoheni ta vini në gjumë fëmijën./a.h/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





