Transmetuar më 06-07-2013, 19:39

Një vlerë e jashtëzakonshme për fotografitë e top modeles kate Moss të cilat do të shiten në ankand të Christie’s më 25 shtator Londër.

Karriera e Kate është fotografuar nga fotografët më të mëdha dhe shumë prej tyre do të dalin në ankand. Kuratori i kësaj shitje Gert Elfering ka zgjedhur mes fotografive të realizuara nga Sante D’Orazio, Albert Watson, Bruce Weber apo Mario Testino.

Të gjithë janë miq të ngushtë me ikonën e modës e cila arrin të sjellë për aparatin fotografik një interpretim unik.

Imazhet janë vlerësuar me 1,52 milionë dollarë dhe që pritet të shkojë në shifra edhe më të larta. /a.h/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit