
Të dhënat po ngarkohen...

Aktorja e madhe italiane Sophia Loren i rikthehet sheshxhirimit. “Filmi i ardhshëm i ikonës italiane, “La voce umana”, (“Zëri njerëzor”), do të drejtohet prej djalit të saj Edoardo Ponti”, shkruan “Hollywood Reporter”.
Sofia 78-vjeçare ka interpretuar herën e fundit si protagoniste në vitin 2004 me filmin “Peperoni ripieni e pesci in faccia” me regji të Lina Wertmüller.
“La voce umana” bazohet në një monolog të Jean Cocteau, të cilin Sofia Loren do e sjellë në dialektin napoletan. Xhirimet do të kryhen në Romë, Napoli dhe Ostia. Ndërsa mësohet se xhirimet do të zgjasin tre javë./a.h/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
