

Prodhimet kinematografike shqiptare “rrugëtojnë” në Mal të Zi. Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club" është duke organizuar në Molin e Madh në Ranë, Ulqin, një aktivitet kushtuar filmit të shkurtër dhe atij dokumentar shqiptar.
Sipas organizatorëve, kjo veprimtari, e cila zhvillohet për të parën herë në Ulqin, ka për qëllim prezantimin dhe afirmimin e produksioneve të fundit në këto zhanre të kinematografisë shqiptare. "Anija e ëmbël" e Daniele Vicarit hapi ditët e filmit dokumentar dhe të shkurtër shqiptar në Ulqin.
Gjatë këtij aktiviteti do të shfaqen 8 filma, pjesëmarrës në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, shumica e të cilëve fitues të çmimeve të ndryshme. Bëhet fjalë për filma me regji të Ilir Butkës, Mevlan Shanajt, Blerta Zeqirit, etj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





