

Venezuela do t’i japë azil politik Eduard Snowden "për motive humanitare". Këtë e deklaroi presidenti Maduro. "Si kreu i shtetit kam vendosur t’i ofroj azil humanitar të riut amerikan Edward Snowden, për ta mbrojtur nga persekutimi që ka shpërthyer ndaj një prej të rinjve më të fuqishëm në botë ", tha Maduro në një deklaratë publike transmetuar në televizion.
Edhe Nikaragua është e gatshme t’i lejojë hyrjen në territorin saj ish analistit të CIA-s nëse kushtet do ta lejojnë. Vendimin e deklaroi presidenti Noriega. "ne jemi të hapur dhe respektojmë të drejtat e azilit”, deklaroi kreu i shtetit nikaraguajan. “Jemi gati ta presim Snowden me kënaqësi të madhe i ofrojmë atij azil këtu në Nikaragua".o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





