Transmetuar më 06-07-2013, 08:44

Më shumë se 1200 kilogramë marihuanë e sekuestruar dhe 4 persona të arrestuar është bilanci i një aksioni të policisë italiane të Varese, provincë e qytetit të Lecce.

Sipas burimeve të policisë, të arrestuarit 2 italianë dhe 2 shqiptarë, importonin nga Shqipëria drogën, që kishte si destinacion shitjen në veri të Italisë. Policia e shtetit fqinj arrestoi trafikantët ndërsa ngarkonin një furgon me lëndën narkotike, që kishte ardhur nga deti.

Në automjet e tyre ishin fshehur gati 900 kilogram marihuanë, fishekë armësh kallashnikov, një mitraloz, dy kallashnikovë, dy pistoleta dhe 400 fishekë. Gjatë kërkimeve në një zonë pylli u gjetën edhe 300 kilogram të tjerë marihuanë, që ishte braktisur gjatë aksionit të policisë.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit