

Prishtinë, NOA.al – Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, baronesha Catherine Ashton, të mërkurën do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Prishtinë ku pritet të takojë Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Takimi pritet të zhvillohet pasi të përfundojë ai në Bruksel më 8 korrik ku do të vazhdojnë bisedimet mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë.
Baronesha Ashton para se të vijë në Kosovë, fillimisht, të martën do të qëndrojë në Beograd ku ka konfirmuar se do të takojë Presidentin Tomislav Nikoliç, kryeminsitrin Ivica Daçiç dhe zv.kryeministrin e parë Aleksandër Vuçiç, raporton korrespondenti i Noa.al.
Si në Kosovë ashtu edhe në Serbi ajo do të bisedojë për marrëveshjen e Brukselit. “E mirëpres vazhdimin e bisedimeve me liderët serbë dhe kosovarë, në mënyrë që të qojmë para dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tash”, ka thënë Ashton.
Vizita e saj do të ketë për temë marrëveshjen e Brukselit. Në Beograd ajo do të takojë Presidentin Tomislav Nikolic, Kryeministrin Ivica Daçiç, si dhe zëvendëskryeministrin e pare./t.k./o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





