

E çfarë nuk bëhet për të patur diçka prej këngëtarit të preferuar. Pastaj kur bëhet fjalë për Mick Jagger, nuk shikon njeri portofolin, mjaft të ketë një kujtim prej një legjende të muzikës botërore.
Flokët e tij, janë shitur në ankand në Londër për 4.600 euro. Këtë shifër për flokët e këngëtarit e ka paguar një blerës anonim, që me siguri duhet të jetë një fans i liderit të grupit të famshëm Rolling Stones. Dhe nuk janë një tufë flokësh e ditëve të sotme, por e 50 viteve më parë.
"Flokët e Mick Jagger, janë larë dhe më pas janë prerë nga Chris dhe Rose Hill Farm", është fraza që shfaqet pranë flokëve të Jagger.
Flokët e këngëtarit janë ruajtur nga gjyshja e modeles Chrissie Shrimpton, me të cilën Jagger kishte një lidhje që zgjati tre vjet.
Zonja i ka ruajtur flokët, një zbulim që është bërë pas vdekjes së saj. Të ardhurat nga kjo shitje pritet të shkojnë për bamirësi./a.h/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





