






Konkursi i ngrënies së hot dogve, panineve me salsiçe, këtë 4 korrik ishte në vitin e saj të 98-të, dhe mbahet në të njëjtin vend dhe nga i njëjti lokal i famshëm Famous Nathan dhe quhet Konkursi Ndërkombëtar i Hot Dog-ut. Ky konkurs ka tërhequr turmat e mijëra njerëzve që çuditen prej garuesve se si mund të hanë dhe hedhin në stomakun e tyre, kaq shumë ushqim
Brooklyn New York, SHBA, 5 Korrik 2013, NOA.al/ Beqir Sina – Në plazhin e Coney Island në Brooklyn, New York, Joey Chesnut i "gëlltiti" në 10 minuta 69 panine me salsiçe. Ai ka fituar kështu për të shtatën herë me radhë konkursin ndërkombëtar për të ngrënë panine me salsiçe, duke mbajtur rekordin e vet për garën e meshkujve. Në këtë konkurs ka qenë Sonya Thomas me 36 panine me salsiçe e cila mbrojti titullin në konkurrencën e femrave.
Joey Gështenja nga San Hoze, California, njeri i njohur si "Jaws" hëngri një hot dog – panine me salsiçe më shumë se në rekordin e tij të mëparshëm, për të marrë rripin e verdhë të kampionit, të njeriut që ha më shumë hot-dog, panine me salsiçe, në botë.
Ai tha më pas se ai ishte i motivuar nga prestigji, jo i parave të çmimit të 10.000 dollarëve, sa ai i fitoi edhe kësaj radhe në New York.
Joey Chesnut – Gështenja, 45 vjeç peshon 210 pound – 95 kilogramë. Pasi më herët kishte thënë se ritmi i tij ishte i pabarabartë me të kaluarën, sot tha se "këtë vit jam duke u përpjekur për të ngrënë pak më shumë panine me salsiçe, të cilat kursejnë energjinë time".
Vendi i dytë në këtë konkurs tradicional që organizohet nga restoranti i famshëm amerikan Famous Nathans i takoi Matt Stonie nga New Yorku, i cili “hodhi në bark” 51 copë panine me salsiçe të nxehta.
Me fitoren e sivjetmë, Joey Chesnut – Gështenja, ka vënë në kushte mjaft të "vështira" rivalin e tij kinez Takeru Kobayashi, i cili fitoi këtë konkurs në Brooklyn, New York, gjashtë herë. Kobayashi nuk mori pjesë në këtë garë, dje sepse ai konkurroi në një garë tjetër po për ushqim të ndryshëm.
Garën e hot dogeve, panineve me salsiçe për femrat e fitoi Sonya Thomas, e cila shkoi "kokë më kokë" me Juliet Lee për çmimin e 5000 dollarëve në konkurrimin e grave. Thomas, përfundoi e para mbasi hëngri 36 hot dog, panine me salsiçe dhe një të 37-të e “përlau” në tre të katërtat e saj, ndërkohë që Lee hëngri vetëm 36 hot dog dhe u "dorëzua".
Sonya Thomas, tha: "Sfida ishte tregues që hëngra dhjetëra hot dog, që në fakt është "më shumë mentale sesa fizike." Ajo shtoi se "unë duhet të luftoj me veten time, kështu që unë jam duke u përpjekur për të rritur përqendrimin, për të ngrënë sa më shumë herën tjetër", tha Thomas,e cila banon në Aleksandri të Virxhinias, ku ajo menaxhon një restorant fast-food, ushqimit të shpejt.
Konkursi i njeriut që ha më shumë hot doge, panineve me salsiçe, këtë 4 korrik, ishte në vitin e saj të 98-të, dhe mbahet në të njëjtin vend dhe nga ai njëjti lokal i famshëm Famous Nathan në plazhin Coney Island në Brooklyn, New York, dhe quhet Konkursi Ndërkombëtar i Hot Dog-ut. Ky konkurs ka tërhequr turmat e mijëra njerëzve që çuditen prej garuesve se si mund të hanë dhe hedhin në stomakun e tyre kaq shumë ushqim. /b.s/a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





