Transmetuar më 05-07-2013, 18:18

Mbështetësit e ish-presidentit egjiptian Morsi, të rrëzuar tashmë me grusht shteti, kanë zhvilluar protesta në mbështetje të tij, por, janë qëlluar me armë. Incidenti ndodhi teksa turmat u mblodhën jashtë klubit të oficerëve të Gardës Presidenciale, ku mendohet se mbahet Morsi.

Prej këtyre gjuajtjeve me armë, deri më tani raportohen tre të vdekur. Ata ishin mbështetës të Morsit dhe kanë mbetur të vrarë kur ushtarët kanë hapur zjarr kundër tyre. Përleshjet kanë ndodhur pranë ndërtesës së Gardës së Republikës, një unitet ushtark me detyrë të mbrojë presidencën egjiptiane.

Mësohet se gjuajtjet kanë ardhur nga forcat e Sigurisë. Protestat janë organizuar nga partia "Vëllazëria Myslimane", selia e së cilës mbahet e rrethuar nga ushtria./a.h/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit