

Tiranë, 5 korrik, NOA (Update) – Këshilli i Lartë i Drejtësisë, përmes procesit të votimit të anëtarëve të tij gjatë mesditës së sotme, i ka plotësuar të shtata vendet vakante në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Kështu, siç bëhet me dije paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA, rezultojnë se janë votuar kandidaturat e Fatmira Hajdarit, Agim Bendos, Ilir Mustafajt, Shkëlqim Mustafajt, Maria Qirjazit, Ridvan Hados dhe Ervin Metallës.
Kujtojmë sakaq, se Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në punimet e mbledhjes së tij të sotme, ka të parashikuar edhe votimin për 16 emrat e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë (vijon)…./e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





