

Kryeministri Sali Berisha njoftoi sot firmosjen e vendimit për rritjen e pagave të ulëta në masën 11.3 për qind.
Berisha tha se “kjo eshte rritja e madhe e te gjithe rritjeve që janë bërë deri më sot e rrogave te te ulëta”.
“Me kete vendim, – shtoi z.Berisha, – rroga minimale ne Shqiperi, krahasuar me fillimin e vitit 2006, rriten me 110 %”, duke theksuar më pas: “Ne mbajme premtimet!”.
Firmosja e rritjes së re, erdhi pasi një ditë më parë Këshilli i Ministrave e miratoi vendimin për përcaktimin e pagës minimale.
Me këtë vendim, paga minimale e punonjësve të administratës, të cilët janë një numër i vogël, gjithsej 1 përqind, rritet me 11.3 përqind.
Vendimi ka një interes shumë më të madh sesa për punonjësit e administratës, sepse në përputhje me konventën 26 të ILO-s, Organizatës Botërore të Punës, kjo rrogë bëhet e detyrueshme për të gjithë punëdhënësit, shtet ose jo shtet, në Republikën e Shqipërisë.
Vendimi ka edhe një rëndësi tjetër, pasi në një mënyrë përmirësohet raporti i pagave brenda piramidës së administratës. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





