


Tropojë, 5 korrik, NOA – Dy të rinj, njëri i moshës 18-vjeçare dhe tjetri i moshës 17-vjeçare, kanë mbetur të plagosur me thikë prej një personi tjetër në një qendër interneti.
Lajmi bëhet me dije për agjencinë e Lajmeve NOA, nga burimet zyrtare të policisë së Tropojës, rreth ku edhe ka ndodhur kjo ngjarje, duke shtuar se tashmë ato kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë për 19-vjeçarin Elidon Neziraj, i dyshuar si autor i kësaj ngjarje.
I lindur e banues në qytetin e Bajram Currit, mësohet se i riu në fjalë gjatë ditës së djeshme, për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me thikë dy personat e lartpërmendur, përkatësisht me inicialet E.M, dhe D.M.
Të dëmtuarit kanë marrë tashmë ndihmën mjekësore në spitalin e qytetit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Tropojës për veprën penale “Plagosje e lehtë”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal./e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





