Transmetuar më 05-07-2013, 10:17

Elbasan, NOA.al – Një 15 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor që pësoi ndërsa lëvizte me makinë me shokun e tij 18-vjeçar, edhe ky i plagosur, por më lehtë.

M.Sh, banues në lagjen “Visarion Xhuvani” Elbasan, është plagosur dje pasdite në rrugën rurale Elbasan  –  Fabrika e çimentos,  në fshatin Kusarth, kur udhëtonte si pasagjer në automjetin e drejtuar nga Xhulio Isufi.

Mjeti tip Fiat Uno, me targa EL 0043 B,  humbi kontrollin e mjetit dhe e u përplas me një mur rrethues, i thanë agjencisë Noa.al,burime nga policia e Elbasanit.

Për të zbardhur rrethanat e aksidentit, policia lokale tha se arrestoi 18-vjecarin Xhulio Isufi,  banues ne lagjen “Syrja Dylgjeri” në Elbasan.

Ndërsa 15 vjeçari po i nënshtrohet trajtimit të specializuar mjekësor në spitalin Ushtarak Tiranë, ku aktualisht ndodhet në  gjendje të rëndë shëndetësore.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit