

Vetëm për një të tretën e 30 mijë sëmundjeve ka medikamente dhe prandaj ka ende shumë për të bërë.
Prodhuesit e medikamenteve janë duke hulumtuar dhe studiuar se si mund të vënë në funksion për grupe të caktuara pacientësh medikamente kundër kancerit të përshtatura posaçërisht për terapi të ndryshme për pacientë të caktuar, pra si mund t’i personalizojnë terapitë dhe mjekimin, shkruhet në një artikull të Deutche Welle.
Vitet e ardhshme do të ketë hapa të rëndësishëm në luftë kundër kancerit të lëkurës, melanomave, kancerit të prostatës dhe kancerit të vezoreve.
Po ashtu priten edhe zhvillime medikamentesh kundër hepatitit C dhe infeksioneve bakteriale. Gjithashtu ka shume shpresa edhe për trajtimin e multisklerozës, reumatizmës së gjymtyrëve, si dhe sëmundjeve infektive.
Në luftën kundër diabetit ekspertët thonë se shohin si një biznes fitimprurës, për shkak se numri i të prekurve në mbarë botën po rritet në mënyrë të shpejtë.
Gangolf Schrimpf nga një kompani farmacetutike thotë që vetëm për një të tretën e 30.000 sëmundjeve ka medikamente dhe prandaj ka ende shumë për të bërë.
Një rol mjaft të rëndësishëm e luan edhe tregu i mjekësisë së personalizuar. Aty gjendet baza e trajtimit të një pacienti me karakteristika të veçanta, si mund të jenë ato të tumorit.
Përmes një diagnostifikimi modern, mund të zbulohen tipare të veçanta gjenetike. Në këtë mënyrë mund të përcaktohet edhe medikamenti i duhur.
Orientimi drejt pacientit është në rritje dhe zbatohet edhe në fusha të tjera. "Nga produkti gjithnjë e më afër pacientit", e përshkruan strategjinë e tij shefi i Freseniusit, Ulf Schneider.
Për ministrin gjerman të Shëndetësisë Daniel Bahr, orientimi ndaj pacientëve para se gjithash, është kujdes shëndetësor, që i kalon caqet e sektorëve të veçantë. "Pikërisht tani, kur popullata po plaket, po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, një ndërlidhje e masave parandaluese, përkujdesit shëndetësor, rehabilitimit dhe kujdesit infermier." thotë Bahr.
Në të ardhmen përmes hulumtimit dhe zhvillimeve do të këtë disa përmirësime edhe tek stimuluesit kardiakë dhe defibrilatorët, që do të sjellin edhe lehtësime për pacientët.
Metali i titanit dhe zhiva speciale kujdesen që teknikat e avancuara të mos kenë efekte anësore.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





