Transmetuar më 05-07-2013, 08:17

Një statujë prej dylli është realizuar për katër muaj, me 150 mijë stërlina për këngëtaren britanike Adele, të prezantuar në muzeun e Madame Tussadus më 3 korrik.

Kopja, identike me origjinalen, mban të veshur një fustan të zi të gjatë deri tek gjuri, i njëjti i veshur nga e vërteta Adele ditën e çmimeve të Grammy Awards 2012.

Statuja e 25 vjeçares do të ekspozohet në qendër të skenës në seksionin e muzikës të muzeut të Londrës, përkrah yjeve të tjera ndërkombëtare si Beyonce, Rihanna, Lady Gaga e Michael Jackson.

Ndërsa një kopje tjetër e saj do të vendoset në muzeun e dyllit në Amsterdam, duke parë popullaritetin e këngëtares londineze. /o.k.noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit