Transmetuar më 04-07-2013, 20:58

Shkup, 4 korrik/NOA.al – Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka thënë gjatë një analize për Ballkanin se Maqedonia duhet t`i qëndrojë kursit të reformave dhe duhet që të adresojë tensionet ndërentike dhe së bashku me Greqinë të gjejnë zgjidhje për çështjen e emrit.

Në këtë analizë të botuar në gazetën britanike Financial Times, zv/presidenti Biden vjen fill pas zyrtarizimit të anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian.

“Tejkalimi i së kaluarës, është një luftë e përditshme, por ky është çelësi i kësaj arritje për Zagrebin”, ka shkruar Biden.

“Asnjë vend nuk mund të lërë plotësisht prapa historinë ose të harrojë tragjeditë e veta. Dhe, as që duhet të bëjë një gjë të tillë. Por, vendet duhet të veprojnë për mirëqenien e brezave të rinj. Kjo është ajo çfarë ka bërë Kroacia. Ëndrrat që dukeshin të pakapshme 20 vjet më parë, sot janë të mrekullueshme dhe të pakthyeshme”, vijon letra e zëvendëspresidentit Biden. /n.p/a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit