Transmetuar më 04-07-2013, 19:01

Prishtinë, 4 Korrik 2013 NOA.al – Projektligji për amnistinë nuk ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës. Për të kaluar është dashur të merrte 80 vota, ndërkaq nga 91 deputetë të pranishëm në sallë, 70 kanë votuar për kurse 21 të tjerë kundër duke mos e mundësuar kalimin e tij.

Çasti i numërimit të votave kur rezultoi se projektligji nuk ka kaluar, u shoqërua me duartrokitje nga deputetët e VV-së në sallë, raporton korrespondentja e NOA.al.

Këtë projektligj e kishin kundërshtuar fuqishëm shoqëria civile, Lëvizja Vetëvendosje si dhe ishin organizuar dy protesta qytetare kundër tij./t.k/a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit