



Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë demokratike për kandidatët për postin e kryetarit të PD-së, Sali Berisha ka thënë për mediat se mbledhja e sotme e Kryesisë së partisë ishte e rëndësishme për shqyrtimin e kandidaturave.
“Rezultoi që kushtet për të qenë kandidatura zyrtare të Partisë Demokratike plotësojnë dy kandidatët, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, Ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi. Kryesia paraqet para anëtarësisë këto kandidatura zyrtare të Partisë Demokratike, sepse kandidaturat mund të jenë zyrtare të kryesisë, por mund të jenë edhe individuale. Kryesia konstatoi se përveç këtyre dy kandidaturave kanë shprehur vullnetin për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike dy anëtarë të saj Sokol Paja nga Tirana dhe Astrit Sinanaj. Kryesia mendoi që këta kanë të drejtë duke plotësuar rrugën që përcakton Statuti për ata që duan të dalin. Nëse ata i plotësojnë i garantoj që do vendosen në lista”, than ë fjalën e tij Berisha.
Më tej ai shtoi se Kryesia ka vendosur të krijohet një KQZ me shtatë anëtarë dhe dy ndihmesa, do të kenë të dy kandidatët nga një anëtar në KQZ.
“Është caktuar data 22 për votimin e përgjithshëm për Kryetarin e ri. Mendoj se kjo ishte një mbledhje shumë normale. Kemi edhe personalitete të çmuara, por që s’e kanë emrin në listë dhe që natyrisht Statuti i autorizon të vendosen të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar. Kjo do të marrë një zgjidhje. Shoh një proces shumë dinjitoz për Partinë Demokratike”, vijoi Berisha.
I pyetur nëse gara do të ecë mirë e nëse ndokush nga kandidatët mun të tërheqë antarët e vetë nga KQZ0ja, berisha tha se detyra e anëtarësisë së Partisë Demokratike është të japë procesin më dinjitoz që ka dhënë ndonjëherë.
“Besoj që të dy kandidatët janë plotësisht të përgatitur për të pranuar me qetësi verdiktin e anëtarësisë së partisë. Pas kësaj Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike si Parlament i saj, është ai që përzgjedh Kryesinë, Sekretarin e Përgjithshëm. Por, Kryetari i ri do të ketë një zë të fuqishëm në këtë çështje”, komentoi ai.
Ndër të tjera i pyetur nga gazetarët nëse fushata për procesin do të jetë e gjatë, Berisha u shpreh se degët do të marrin porosi nga Kryetari në detyrë që të organizojnë takime dhe ata të paraqiten veças. Sot kemi një proces shumë të civilizuar që po ecën.
E duke falenderuar mediat për interesimin, Berisha tha se kjo garë do të jetë një garë që do ti japë Partisë Demokratike, një fillim të ri të fuqishëm që s’e ka patur ndonjëherë më parë.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





