

Kina tashmë do t’i detyrojë me ligj fëmijët të shkojnë të shohin prindërit e tyre të moshuar.
Ligji që hyri në fuqi më 1 korrik parashikon gjoba në shumë të larta deri dhe me burgim, për të gjithë ata të rritur që nuk vizitojnë rregullisht prindërit e tyre të moshuar.
Sipas udhëzimeve të këtij ligji, fëmijët, jo thjesht nuk munden të neglizhojnë prindërit e tyre, por kanë dhe detyrimin të “kujdesen edhe për nevojat e tyre shpirtërore, të mos i mërzisin apo dhe të mos i zemërojnë”.
Ndërkohë ka qenë i menjëhershëm reagimi nga qytetarët kinezë, të cilët e shprehin keqardhjen e tyre për aplikimin e këtij ligji, madje të shumtë janë ata të cilët thonë se është e pamundur të praktikohet në realitet
Braktisja e moshave të thyera është kthyer në problem për shoqërinë kinezë. Sipas një sondazhi të Televizionit Qendror në Kinë, rreth 11.9 për qind e të rinjve nuk i kishin parë prindërit e tyre prej më shumë se një viti, ndërsa 33.4 përqind i kishin pare vetëm njëherë në vit.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





