

Tiranë, NOA.al – Partia Demokratike mbledh sot kryesinë për të zyrtarizuar kandidaturat për kryetarin e ri të partisë.
PD ka parashikuar muajin gusht për zhvillimin e zgjedhjeve, që këtë herë do të zhvillohen sipas parimit një anëtar një votë. Emrat kandidatë do të hidhen në votim për anëtarësinë e partisë.
Dy kandidatura janë regjistruar zyrtarisht për garën brenda PS. Sokol Olldashi, ministër, deputet dhe drejtues i PD për gati 20 vjet si dhe Lulëzim Basha, aktualisht kryetar i Bashkisë së Tiranës, aktiv në strukturat e kësaj partie që prej vitit 2005.
Sot në orën 13.00 është njoftuar mbledhja e strukturës më të lartë vendimmarrëse të PD për të shqyrtuar kandidaturat, për të cilat do të votojë anëtarësia.
Kjo është hera e parë që kryetari i PD-së do të zgjidhet sipas parimit një anëtar një votë, proces që shndërrohet për herë të parë si një sfidë për të shfaqur demokracinë e brendshme të PD-së.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





