Transmetuar më 04-07-2013, 08:51

Tiranë, 4 korrik 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e enjte, 4 korrik 2013.

Gazeta “Panorama” çelet me shkrimin: “Pas divorcit gardiani vret gruan e veten, 11 fëmijë jetimë”.

Tituj të tjerë të gazetës janë: “Qeveria, gati vendimi për rritjen e pagave. ps: do të thellohet gropa financiare”.

“Abuzoi me 9 vjeçaren peng, në gjyq i moshuari”.

“Basha apo Olldashi”.

Gazeta “Shqiptarja.com" ka këto tituj kryesorë në faqen e vet të parë: “Berisha ka diktat të thekur, në demokraci s’mund të jesh diktator. Rebelimi i themeluesve: Këta shkatërruan PD”.

Tituj të tjerë janë: “Campbell: Edi Rama më merr në telefon për këshilla”.

“Ndërtim mbi ballkonin e Qafës së Llogorasë”.

“Basha-Olldashi, CV e njëjtë e dy rivalëve për kreun e PD”.

“Tirana, kryeqyteti i Evropës për zhurmë”.

Gazeta “Koha Jonë” vë në fokus kryesor titullin, “Kryebashkiaku i Tiranës shpall zyrtarisht kandidaturën, paraqet pikat kryesore të programit për drejtimin e PD. Basha shpall kandidaturën: Nga gara të dalim të bashkuar”.

Tituj të tjerë janë; “Gjiknuri: Rritja e pagave dhe pensioneve thellon gropën financiare”.

“Bajden: I gjithë Ballkani të bëhet pjesë e BE”.

“Paga minimale bëhet 22 mijë lekë”.

“Roja i morgut vret gruan që bashkëjetonte dhe veten”.

“Alastair Campbell: Çlirimi i Kosovës, një vendim moral”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Depresion & varfëri. Polici i burgjeve vret nënën e 8 fëmijëve dhe veten”.

Tituj të tjerë janë; “Basha shpall projektin e fillimit të ri në PD, votimi për kryetarin në gusht”.

“Berisha: Shtetësi për këdo me origjinë shqiptare, PS: Nuk ka më legjitimitet”.

“Alastair Campbell: Jam shok i Ramës, ai kap telefonin dhe më kërkon këshilla”.

“Rritet me 5 % paga minimale, përfitojnë të punësuarit në privat”.

“Fino: Jam pro ndarjes së mandatit, aleanca do të funksionojë”.

Gazeta “Shqip” vë në fokus kryesor titullin: “Pasaportat për diasporën, si përfitohen në 30 ditë”.

Tituj të tjerë janë: “Flet oficeri i dorëhequr: Kriminelë dhe të sëmurë mendorë në radhët e policisë”.

“E pushuan nga puna në prag pensioni, vetëvritet”.

“pezullohet nëndrejtori i policisë së Tiranës”.

“Historia e PD-së me garën e brendshme”.

Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit