Transmetuar më 03-07-2013, 23:28

Të ushqeheni mirë por pa u rënduar, ky është rregulli i artë dhe më i vlefshëm gjatë stinës së verës. Mjekët dhe dietologët për këtë periudhë kanë një këshillë unike: Ushqime të freskëta dhe të lehta për të tretur ushqimin me sa më pak mundim.

Në këtë moment na vjen në ndihmë peshku. Sepse në sajë të yndyrnave të tij të mira, peshku, edhe i pagatuar, ul kolesterolin, rregullon tensionin në gjak dhe stimulon sistemin nervor.

Peshku i pagatuar është një ushqim me proteina dhe i pasur me vitamina A dhe D, si dhe me minerale.

Por mbi të gjitha peshku është i pasur me yndyrna të nevojshme për trupin e njeriut, ato Omega 3, që kanë efekte shumë të mira për qarkullimin e gjakut dhe sistemin nervor.

Peshku gjithashtu ul rrezikshmërinë nga infarktet.

Por kujdes: Kur nuk gatuhet mbetet i paprekur thesari ushqyes i peshkut.

Në peshkun e pagatuar mbeten të paprekur, të gjithë përbërësit që bëjnë mirë për shëndetin. Mineralet që përmban peshku, duke u gatuar humbasin.

Nëse doni të gjeni peshk të pagatuar, kërkoni për shembull salmonin.

E mos harroni edhe dicka tjetër: Peshku është i pasur mbi të gjitha me kalçium, që forcon kockat dhe largon lodhjen. /a.h/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit