

Bota e informatikës ka humbur një prej shpikësve më vizionarë: Douglas "Doug" Engelbart, njeriun që qëndronte pas “miut”, (mous), të cilin e përdorim çdo ditë kur ulemi para kompiuterit.
Doug, ishte 88 vjeç. Ai ishte lindur në Portland, Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 1925.
Studimet dhe punët e tij janë në bazë të koncepteve si hiperteksti, rrjetet kompjuterike, etj., koncepte pa të cilat, mënyra se si e përdorim kompjuterin sot, do të ishte shumë e ndryshme.
Në 21 qershor të vitit 1967, Engelbart, fitoi patentën për “treguesin e pozicionit X-Y për ekranët". Ose thënë ndryshe, patentën për mous-in.
Një vit më pas, në vitin 1968, në Joint Computer Conference në San Francisco, ai tregoi publikisht shpikjen e tij.
Më vonë, kompania Xerox prodhoi Starin, kompjuterin e parë të pajisur me një mous: Steve Jobs e pa këtë projekt dhe “vodhi” idenë e tij duke e përmirësuar. /a.h/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





