Transmetuar më 03-07-2013, 22:35

Besoja se ishte dashuri… por ishte vetëm një natë seks. Kjo ndodhi, dhe nuk ka rëndësi në ishte një gabim apo jo. Ja ku ju sjellim disa këshilla se si ta jetoni atë moment dhe pas tij, pa i krijuar vetes shumë probleme. Ishte një natë pasioni të papritur dhe asgjë tjetër më shumë:

1. Zgjidhni me kujdes aventurat tuaja, çka do të thotë se nuk duhet të jeni shumë të dehur në momentin që vendosni t’i lejoni vetes një aventurë.

2. Mundohuni të jeni realistë. Po flasim për seks, jo për dashuri.

3. Nëse në një moment të caktuar dëshironi të lagoheni, bëjeni dhe kaq. Mos kini frikë të bëni atë që doni, kjo është një lojë me pak rregulla.

4. Nëse shkoni në shtëpinë e tij, mos harroni asgjë që është e rëndësishme. Çfarëdo që të lini do të duket sikur e keni lënë me paramendim aty.

5. Nëse është ai që lë diçka tek ju, s’ka problem. Nëse e shihni kur ai është ende aty dhe dëshironi ta takoni sërish, mos i thoni gjë. Do të keni një justifikim të mirë për ta takuar.

6. Mos u largoni pa e përshëndetur. Juve nuk do t’ju pëlqente që ai të bënte kështu, apo jo?

7. Nëse je në shtëpinë tënde dhe dëshiron që ai të largohet, mjafton t’ia thoni. Por me shumë edukatë, sepse dhe burrat kanë ndjenja.

8. Mos u shqetësoni aspak se çfarë do të mendojë ai për rrëmujën që ke në shtëpi, kjo nuk ka aspak rëndësi.

9. Mos u çudisni nëse ai nuk bëhet më i gjallë.

10. Nëse ju kërkon sërish, dhe kjo ndodh natën, atëherë po kërkon vetëm seks. Kthehu te këshilla nr.2.

11. Tregohu e kujdesshme, gjithmonë! /a.h/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit