Transmetuar më 03-07-2013, 20:00

Domenico Crolla, fillimisht nisi të bëjë art me pica, duke krijuar me brumin e tij, imazhin e Bruce Lee.

Në restorantin e tij në Glasgow (Britani e Madhe), ai nisi të specializohet deri në krijimin e portreteve të Tom Ford, Anna Wintour, Rihanna, Marylin Monroe, etj.

Domenico shprehet se, “Rihanna, Beyonce, Cristiano Ronaldo më kanë falënderuar për picat që kamë bërë me imazhin tyre, e Sophia Loren gjithashtu”.

Picieri shprehet se eksperimenton vazhdimisht me imazhet e të famshmëve, duke shtuar se sa herë ndodhet përpara brumit dhe salcës së picave i shtohet gjithnjë e më shumë fantazia.a.y/noa.al

Domenico Crolla

Më poshtë disa nga punët e tij:

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit