Transmetuar më 03-07-2013, 15:10

I ëmbël dhe i shijshëm, sheqeri mban një "medalje merite" krejt të tijën, shkakton rrudha. Kështu shprehet Brooke Alpert, autorja e librit “The Sugar Detox: Lose Weight, Feel Great, and Look Years Younger”, publikuar në sajtin Medical Daily.

Alpert shpjegon se sheqeri jo vetëm bën dëm në mënyrat që ne i njohim pasi shëndosh njeriun dhe shkakton diabetin, por është përgjegjës edhe për fytyrën me rrudha dhe lëkurën e lëshuar.

Në fakt sheqeri lidhet në mënyrë toksike me proteinat strukturore që japin elasticitet për lëkurën, sidomos kolagjenin dhe elastinën.

Kështu sheqeri që marrim nga ushqimet e shpejta të tipit fast food dhe pijet, bën që të humbë elasticiteti dhe tonifikimi i lëkurës, duke stimuluar rrudhat.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit