

Tiranë, Noa.al –Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta siguroi sot se do të vijohet me reformat për të përshpejtuar marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Pas një takimi me ambasadorin, Ettore Sequi, kreu i LSI-së tha se “shpreha falënderimet për angazhimin e tij, të Bashkimit Evropian, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, institucione të cilat ishin mjaft aktive për monitorimin e zgjedhjeve".
Interesit të gazetarëve për faktin se, mazhoranca tani mund të miratojë çdo ligj pa ia pasur nevojën opozitës, z. Sequi iu përgjigj: "Unë besoj që përvoja dhe vizioni i zotit Meta nuk kanë nevojë për këshilla. Edhe në fakt fjalën gjithëpërfshirje të dy e kemi përmendur në të kaluarën. Nuk shoh arsye që kjo fjalë mos jetë po aq kyç dhe në të ardhmen".
Ndërsa për Metën "pavarësisht nga mazhoranca prej 84 votash, për çështje të rëndësishme dhe kruçiale, nuk do mjaftonte një votim i bazuar mbi numrat, por një konsensus sa më i gjerë edhe me opozitën. Ky do të jetë vullneti ynë në të ardhmen. Kjo do të jetë filozofia jonë dhe presim një filozofi të re dhe nga opozita e re për të ardhmen".
Interesit të gazetarëve për faktin se, mazhoranca tani mund të miratojë çdo ligj pa ia pasur nevojën opozitës, Sequi iu përgjigj: "Unë besoj që përvoja dhe vizioni i zotit Meta nuk kanë nevojë për këshilla. Edhe në fakt fjalën gjithëpërfshirje të dy e kemi përmendur në të kaluarën. Nuk shoh arsye që kjo fjalë mos jetë po aq kyç dhe në të ardhmen".
Ndërsa për Metën "pavarësisht nga mazhoranca prej 84 votash, për çështje të rëndësishme dhe kruçiale, nuk do mjaftonte një votim i bazuar mbi numrat, por një konsensus sa më i gjerë edhe me opozitën. Ky do të jetë vullneti ynë në të ardhmen. Kjo do të jetë filozofia jonë dhe presim një filozofi të re dhe nga opozita e re për të ardhmen".
Z.Meta tha se zgjedhjet ishin moment kyç për të ardhmen e statusit të vendit kandidat dhe vijoi: "Falë shpirtit evropian të qytetarëve këto zgjedhje dhanë një mesazh të qartë për të ecur më shpejt prandaj dhe e garantova ambasadorin Sequi se do të punojmë më ngushtë për të çuar përpara disa reforma që përshpejtojnë marrjen e statusit të vendit kandidat” tha Meta, citon Noa.al.
"Pak javë më parë arritëm me konsensus gjatë fushatës të miratojmë 3 ligjet, edhe pse me vonesë. Tani është e gjitha mundësia për të krijuar një klimë me themele të qëndrueshme dhe afatgjata të bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirës mes mazhorancës së re dhe opozitës së re. Është mundësia e përfshirjes së shumë faktorëve të tjerë; shoqërisë civile, grupet e interesit, qarqet akademike, që këto reforma të fitojnë një kontekst të ri”, vijoi z. Meta.
Ndërsa ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, vlerësoi se mënyra më efektive për të ecur përpara është bashkëpunimi mes të gjitha aktorëve politikë.
“Të gjitha mundësitë janë që të merret statusi i vendit kandidat dhe ne kemi besim që kjo do të jetë e mundur edhe në sajë të angazhimit të ri politik”, tha ambasadori i Bashkimit Evropian duke iu referuar edhe një herë kërkesës që të realizohet tranzicioni i qetë ipushteteve, në mënyrë që, siç theksoi ai, – “të përqendrohet puna tek axhenda e reformave”.
“Mbeta i kënaqur nga fjala gjithëpërfshirje që është fjala kyçe sepse integrimi është një proces që përfshin të gjithë vendin”, shtoi ambasadori. o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





