Transmetuar më 03-07-2013, 10:01

Tiranë, Noa.al –Drejtori i Përgjithshëm i Policisë i ka komunikuar sot pezullimin për një muaj nga detyra, Erzen Breçanin, nëndrejtor i krimeve në policinë e Tiranës.

Shkak i këtij pezullimi është mesazhi që Breçani shkroi në rrjetin social Facebook, ku bëhej “thirrje për të rrëzuar Ramën nga pushteti”, bën të ditur Noa.al.

“Përshëndetje liderit historik të shqiptarëve, Doktorr Sali Berishës. E duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish derisa të largojmë pinjollët e komunistëve me në krye Edvin Ramën. Ta largojmë këtë Enver të dytë që dikur studentë të ’91 shembëm diktaturën enveriste. Do gjejmë forcë dhe optimizëm. Do ngrihemi të tërë se bashku me rininë, që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët”, thuhet në komentin e Breçanit në Facebook.

Po ashtu, mësohet se drejtori Burgaj ka ngarkuar policinë e Tiranës të inspektojë nëse ai mesazh është shkruar nga zyrtari i policisë, Breçani.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit