Transmetuar më 03-07-2013, 09:50

Shkup, NOA.al – Ministri i Drejtësisë në Maqedoni, Blerim Bexheti ka paralajmëruar se sot do të dorëzojë një aktpadi penale kundër deputetit të PDSH-së, Bekim Fazliu për akuzat e këtij të fundit në adresë të këtij ministri shqiptar.

Ministri Bexheti dje bëri të ditur se sot do të dorëzojë aktpadinë kundër deputetit Fazliu për shpifje, pasi ai nuk kishte kërkuar falje brenda tre ditëve për akuzat e bëra nga foltorja e Parlamentit, raporton korrespondenti i Noa.al.

Ministri Bexheti gjithashtu theksoi se Fazliu përveç akuzave në Parlament, ka drejtuar akuza dhe deklarime të ndryshme edhe përmes rrjeteve sociale në internet.

Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu javën e kaluar në seancën parlamentare akuzoi ministrin Bexheti se është kapur me armë dhe drogë në një lokal nate në Shkup, gjatë një operacioni kontrolli të policisë.

Ministri Bexheti menjëherë pasoi me reagimin e tij duke pranuar se kishte qenë i pranishëm në këtë lokal ku ka pasur kontrolle të autoriteteve policore dhe inspektorateve të tjera. /n.p/o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit