Transmetuar më 03-07-2013, 09:27

Elbasan, NOA.al – Konflikti për pronën ka shtyrë një të ri nga Elbasani të plagosë me sende të forta xhaxhain dhe djalin e tij.

Policia e qytetit i tha Noa.al, se sot u arrestua në flagrancë shtetasi Aristidhis (Ilir) Zdrava, 32 vjeç, banues në fshatin Dëshiran Komuna Grekan, Elbasan.

Ky shtetas gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me sende të forta,  xhaxhin e tij, E.Zdrava, 71 vjeç dhe djalin e xhaxhit, B.Zdrava, 33 vjeç. Si pasojë të lënduarve u janë shkaktuar dëmtime  të rënda në pjesë të ndryshme të trupit.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit