


Banorët e Orikumit rinisën sot protestat për çështjen e pronave. Ata kërkojnë që toka të shpërndahet sipas ligjit 7501 ose t’i kalojë pronarëve të ligjshëm.
Banorët që kanë dalë në bulevardin e qytetit i kërkuan kryetarit të bashkisë së Orikumit, të ruajë pronat deri në krijimin e qeverisë së re. “Nëse kryebashkiaku nuk na mbështet të largohet” shprehen banorët. Banoret kane hedhur serish akuza për mafien e tokave duke kërkuar ndërhyrjen e shtetit.
Sipas tyre, nëse nuk zgjidhet situata do të ketë përshkallzime. “Qeveria e re duhet të zgjidhë ngërçin”, thonë banorët e qytezës së vogël në jug të vendit.
Prej disa vitesh banorët e kësaj zone, të cilët kanë qenë edhe punonjës të ish-fermës bujqësore të Orikumit protestojnë për çështjen e tokave.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





