

Spiunimi i miqve me çimka në ambasadat tona dhe në përfaqësitë diplomatike të Bashkimit Evropian nuk shkon, pasi nuk jemi në luftë të ftohtë, deklaroi dje në mbrëmje kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë një interviste në gjashtë të përditshme evropiane lidhur me skandalin e bërë publik nga ish-agjenti amerikan, Edward Snowden.
Po dje pasdite, Gjermania refuzoi kërkesën për azil të Snowdenit.
"Nëse hetimet tona do të konfirmojnë njoftimet e dhëna deri tani, atëhere kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë", theksoi kancelarja. Merkel shpjegoi se shërbimet sekrete kanë ndihmuar në njohjen e disa grupeve terroriste në Gjermani për mënjanimin e atentateve. "Por, duhet të sigurojmë mbrojtjen e sferës private. Duhet të gjejmë një ekuilibër", shton Merkel.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





