Transmetuar më 02-07-2013, 22:59

Vegjetarianët jetojnë më gjatë. Bëhet fjalë për rezultatin e një stduimi nga shkencëtarët e Loma Linda University në Kaliforni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas studimit që publikoi revista shkencore e këtij universiteti dhe më gjerë mediat amerikane, ushqyerja në mënyrë vegjetariane ndihmon në uljen e vdekshmërisë, sidomos kur fundi vjen prej sëmundjeve të ndryshme që kanë të bëjnë më së shumti me ato kardiovaskulare.

Për këtë studim, sikurse evidenton noa.al, janë marrë në pyetje rreth 73 mijë persona të cilët i janë përgjigjur një pyetësori që kishte të bënte me zakonet e tyre të ngrënies.

Periudha e vëzhgimit ka zgjatur gati gjashtë vite dhe gjatë kësaj kohe janë verifikuar 2.570 raste vdekjeje.

Studiuesit kanë vënë re se mes vegjetarianëve ka një rrezik më të ulët vdekshmërie sidomos tek personat që vuajnë prej sëmundjeve të zemrës. Ndërsa është zbuluar se dieta vegjetariane duket se favorizon më shumë meshkujt se sa femrat. /a.h/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit