

Kur rriten nga gjyshërit fëmijët shëndoshen më shumë. Ky është përfundimi i një studimi të ri të Universitetit të Helsinkit, publikuar nga revista “Evolutionary Psichology”.
Skuadra e studiuesve ka marrë të dhëna rreth 9 mijë fëmijëve angleze që kanë të paktën një fëmijë mes moshës 9 muajshe dhe tre vjeçare, duke krahasuar mes tyre.
Prej këtij studimi ka dalë se ata fëmijë që janë rritur me përkujdesjen e gjyshërve rrezikonin 22% më shumë për të shtuar në peshë ose të vuajnë nga probleme të obezitetit, në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre, që rriten nga nëna ose nga një baby-sitter.
Sipas shkencëtarëve, kjo ndodh sepse në vizionin tradicional të rolit të gjyshërve, fëmijët duhen ushqyer shumë për mbijetesë.
Në krahasim me te shkuarën, tani çiftet martohen më vonë dhe gjyshërit janë më të moshuar kur bëhen me nipër. Kjo ndikon jo pak në rritjen e fëmijëve duke vështirësuar edhe në aktivitetin fizik të përbashkët.
Gjyshërit janë më pak energjikë se gjyshërit e së shkuarës. Për këtë arsye ata thjesht mundohen të mbajnë fëmijët në qetësi duke i “gënjyer” me biskota, e të tjera ëmbëlsira, çka ndikon në shëndetin e tyre.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





